Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se ndjehet i obliguar që Llapit dhe Kosovës t’i jep zhvillim ekonomik.
“Duke u përkulur përpara sakrificës dhe mundit të çdo qytetari të vendit tonë, ndjehem më i obliguar si asnjëherë më parë që Llapit, Kosovës t’i japim zhvillim ekonomik e punësim. Jemi bërë bashkë e përcaktuar fuqishëm edhe në Llap që Kosovën ta bëjmë një shtet ku s'do të ketë më dallime rajonesh e as diskriminim qytetarësh”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi më tutje ka shtuar se, “Llapin e Zahir Pajazitit e kam në zemër. Kosova është një dhe e të gjithë qytetarëve të saj. Po e krijojmë një Kosovë me vlerë të re”.