Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili në qytetin e Ferizajt shpalosi platformën e “Fillimit të Ri” tha se pas 11 qershorit, Kosova me fitoren e koalicionit të PDK-së do të ec fuqishëm përpara, pasi që Fillimi i Ri është shpresa për Kosovën.
“Pas 11 qershorit të ecim fuqishëm përpara. Fillimi i ri është shpresa e Kosovës së re, fuqizimi i Kosovës sonë sovrane. Fuqizimi ekonomik, e forcon sovranitetin, flamurin kombëtar shqiptar dhe flamurin e shtetit të Kosovës. Do të përkrahim ndërmarrësit tanë. Ata të cilët po punojnë për ta çuar Kosovën tonë përpara”, ka thënë Veseli, përcjell Ksp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fillimi i ri do të japë mbështetje të fuqishme fermerëve, bujqësisë. Fillimi i ri është fuqizim. Më shumë se 70 për qind në këtë shesh janë të rinj. Duhet t’i fuqizojmë ata. Duhet të bëjmë ata që e meritojnë. Nuk mund të ec një shtet përpara pa pasur fuqizim të gruas. Do ta fuqizojmë sektorin e shëndetësisë publike. Nuk do të lejojnë më që nga Kosova jonë të ikin doktorët jashtë. Do t’ua rrisim pagat dhe do t’i përmirësojmë kushtet e punës. Interesi i këtij vendi është të rritet ekonomia 8 për qind. Kur e kemi këtë ekonomi do ta kemi dhe një ushtri të fuqishme, që do ta kemi prioritet në fillim të mandatit të Fillimit të Ri”, tha Veseli.