I nominuari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një tubim në qytetin e Pejës.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kosovës do t’i shërbej pa kushte, por që nuk pajtohet me një Dukagjin gjysmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkrimi i plotë i Haradinajt:
Unë nuk jam pajtuar me një Dukagjin gjysmë, nuk pajtohem as me një Mitrovicë përgjysmë!
Nëse dikush pajtohet me një Kosovë gjysmë apo ‘treçerek’, unë nuk i takoj atij brezi. Unë nuk jam pajtuar me një Dukagjin gjysmë, nuk pajtohem as me një Mitrovicë përgjysmë.
Nuk ka post, nuk ka pushtet, nuk ka nam as lavd që më detyron mua, e nuk ka forcë që më ligë që kufini nga Qafa e Çakorrit me ra në Kuqishtë.
Kosovën e dua, atdheun e dua, kam me i shërby me nder e pa kushte deri në sakrificë.
Me 11 qershor, vendosni për një Qeveri që i jep Pejës dhe Kosovës të ardhme të sigurt.