Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Surdulli: Kamenica i dha një mesazh Kadri Veselit

Kandidati për deputet i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Shaip Surdulli, duke komentuar vizitën e Kadri Veselit në Kamenicë, ka thënë se pjesëmarrja e dobët e qytetarëve është një mesazh i qartë se, PDK-AAK-NISMA kanë dështuar në Kamenicë.

“Dështimi i radhës do ju vjen më 11 qershor, sepse Anamorava nuk është fabrikë votash por pjesë e rëndësishme e Kosovës. Koalicioni LDK-AKR e përfaqëson më së miri Kamenicën dhe regjionin e Anamoravës”, ka thënë ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo