Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Haradinaj: Po vjen dita që Gjakovës t’i kthehet zhvillimi

I nominuari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, gjatë ditës së sotme ka takuar bashkëluftëtarët nga Gjakova.

Me një shkrim në Facebook, ai ka thënë se Gjakova meriton trajtim më të mirë dhe mundësi më të mëdha nga shteti i Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Po vjen dita që Gjakovës t’i kthehet zhvillimi!

Pata kënaqësinë t'i takoj sot bashkëluftëtarët nga Gjakova - veteranët e luftës së UÇK-së të këtij qyteti dhe të kësaj komune.

Ishte kënaqësi bashkëbisedimi me ata, të cilët, ndër të parët e nisën frontin e lirisë në fshatrat përreth dhe që, si qytet, dha shembullin e madh të pjesëmarrjes masive, me vajzat dhe djemtë më të mirë, në luftën tonë për liri.

Si gjithmonë, Gjakova dha shumë për lirinë e vendit, edhe në përmbylljen e shekullit te kaluar, por shteti ynë, deri më sot nuk e kreu obligimin e tij ndaj këtij qyteti.

Gjakova meriton trajtim dhe mundësi më të mëdha nga qeveria dhe shteti i Kosovës. Këtë e pashë edhe një herë, po sot, në një takim tjetër që e pata me të rinjtë e këtij qyteti.

Ata janë resurs i çmuar i këtij vendi, që me të drejtë e duan mundësinë e tyre dhe meritojnë jetë më të mirë, njëjtë si bashkëmoshatrët e tyre kudo në Evropë.

Po vjen dita që Gjakovës t’i kthehet zhvillimi i munguar! Këtë do ta bëjmë bashkë,

Ju zotohem!

#KohapërFillimineRi