Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Pacolli në Prizren: Është koha e fundit që t’i themi mjaft hajnisë, korrupsionit dhe dështimit

“Presidenti Rugova e ka përmendur fjalën shpresë, ndërsa qytetarët e Kosovës koalicionin tonë e quajtën koalicioni i shpresës. Ne do ta jetësojmë shpresën dhe do ta bëjmë atë me nder. Bashkë me ju, ne do ta ndërtojmë një Kosovë madhështore ashtu siç qytetarët e Kosovës dhe të Prizrenit, e meritojnë.”

Kështu ka thënë Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në hapjen e Fushatës Zgjedhore në qytetin e Prizrenit, ku bashkë me partnerët e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, kanë bërë prezantimin e kandidatit për kryeministër dhe kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke ju bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin kandidatin për kryeministër Avdullah Hoti, Pacolli ka thënë se Kosova asnjëherë më parë nuk e ka pasur një listë me kandidatë dhe kuadro ku mbi 85% prej tyre janë me shkollim e arsimim të niveleve më të larta, ndërsa ka përmendur edhe përfaqësimin e grave me mbi 45% dhe rininë me mbi 65%.

Pacolli i ka ftuar qytetarët e Prizrenit që ta krahasojnë këtë listë me të tjerat dhe me votën e tyre ta shpëtojnë Kosovën nga duart uzurpatorëve dhe njerëzve të korruptuar.

Presidenti i AKR-së ka theksuar se kjo është koha e fundit për t’i thënë mjaft hajnisë, korrupsionit dhe dështimit.

Ndërsa kandidati i koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, për kryeministër Avdullah Hoti ka thënë se me qeverisjen e koalicionit të shpresës, Kosova do të shndërrohet në shtet të së drejtës, mundësive të barabarta dhe të ardhmes së mirëfilltë për qytetarët e Kosovës.