Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Haradinaj: Kosova nuk e ka luksin për qeveri të lodhtë apo eksperimentale

I nominuari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk e ka luksin për qeveri të lodhtë apo eksperimentale.

“Qytetarët tanë në çdo pëllëmbë të vendit po e kuptojnë dhe mbështesin masovikisht vullnetin tonë të përbashkët për ndryshim pozitiv dhe fuqizim të Kosovës. Këtë mbështetje e gjetëm sot edhe në Shtime e Lipjan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova nuk e ka luksin për qeveri të lodhtë apo eksperimentale”, ka thënë Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Jemi bashkuar e zotuar që Kosovës t’i japim një qeverisje zhvillimore, të përgjegjshme në vendimmarrje, të pakompromis ndaj të këqijave dhe të palëkundshme për interesat e shtetit dhe të mirën e qytetarëve. Kjo do të jetë historia jonë e re e suksesit”, ka shtuar ai.