Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Fjala me tetë kandidatë të Prizrenit çel fushatën në qytetin antik

Partia Fjala hapi fushatën në Prizren ku prezantoi tetë kandidatët për deputetë. Kryetari i kësaj partie, Gëzim Kelmendi, ka prezantuar sot në shadërvanin e Prizrenit, kandidatët për deputetë nga kjo parti.

Në këtë prezantim elektoral, Kelmendi ka deklaruar se në partinë e tij të gjithë kandidatët janë të shkolluar e njerëz të ndershëm që duan ta ndryshojnë vendin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kelmendi po ashtu tha se në mesin e kandidatëve për deputetë janë edhe tre prej tyre me aftësi të kufizuara, kategori kjo që është lënë anash dhe harruar krejtësisht.

Tutje kryetari i Fjalës, tha se ai bashkë me subjektin e tij partiak nuk kanë dal të bëjnë premtime siç po mashtrojnë të tjerët por sipas tij ata vetëm do të tregojnë se kush do i përfaqësojë ata.

Më pas Kelmendi me deputetë dolën për të ndarë fletushkat me emrat e kandidatëve nga ana e Prizrenit në dyqane e rrugë.