I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj të premten gjatë një tubimi zgjedhor në Shtime, tha se Kosovës i duhet një shtet pa korrupsion dhe shtet ligjor.
Ai ka thënë se Shtime ka dhënë shumë në luftë, por pas luftës po mungojnë investimet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër më tepër, kreu i AAK-së theksoi se qeveria e ardhshme nuk do ta lë vetëm asnjë qytetar, ndërkohë që do të ketë zgjidhje edhe për sektorin e shëndetësisë.
Haradinaj u bëri thirrje qytetarëve që ta votojnë listën me kandidatë të koalicionit PDK-AAK-Nisma, pasi ka një program të mirëfilltë për qytetarët e Kosovës.