Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Tahiri thotë se AAK-ja nuk po e tradhton elektoratin e vet me koalicionin parazgjedhor me PDK-në

Nominimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë që mes PDK-së e AAK-së të zhduken tërësisht vijat e kuqe. Kjo sepse AAK-së i është përmbushur synimi për postin e kryeministrit.

Besnik Tahiri në Rubikon të KTV-së beson në qeverinë Haradinaj si një fuqi politike e cila mund të ballafaqohet me temat dhe proceset e mëdha nëpër të cilat kalon vendi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Tahirit, AAK nuk po e tradhton elektoratin duke përmendur faktin se kanë lidhur koalicion parazgjedhor.

“Nuk po e tradhtojmë elektoratin, ne nuk po hyjmë pas zgjedhjeve me PDK-në, po ju tregojmë se kush jemi”, ka thënë ai.

Kosova duhet të dal nga gjendja e “slowmotion” e që sipas Tahirit u bë nga qeverisja e kaluar.

Tahiri thotë se qeveria nuk është rrëzuar vetëm nga demarkacioni. Shkak për këtë u bën shumë tema me të cilat, thotë Tahiri, nuk po pajtohej më as opozita e as shoqëria kosovare.