Gjykata Speciale merr primatin në listën e vendimeve të mëdha dhe jo të mira që e presin një qeveri të re në rast të fitores së koalicionit PDK-AAK-Nisma.
Haxhi Shala në Rubikon të KTV-së theksoi se koalicioni nuk do të thotë se ka ndryshuar ndonjë parti ose tjetrën, respektivisht qëndrimet e tyre. Por ka thënë se ka ardhur koha që vendin ta udhëheq ky koalicion i madh, të cilit i duhet të marrë vendime të mëdha, të mira e të këqija.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE kur është pyetur se për çfarë vendimesh e ka fjalën, Shala ka thënë se vendimet që do të merren për Specialen nuk do të jenë të këndshme.
Përfaqësuesi i Nisma për Kosovën theksoi se Gjykata speciale do të jetë ndër proceset të cilat nuk do të mund ta ndalte asnjë koalicion.
“Kushdo që të kish bërë koalicion këtë proces nuk do të mund ta ndal. Ai proces është një proces i cili nuk mund të ndalet veç shpresoj që pasojat të jenë sa më të vogla”, ka thënë Shala.