Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë sot në Fushë Kosovë se për këtë qytet do të iniciohet ligji që e përcakton si zonë me status të veçantë mjedisor.
“Ne do të gjejmë forcë dhe do të angazhohemi për ta nxjerrë Kosovën nga stagnimi dhe vendnumërimi. Do ta zhvillojmë e forcojmë vendin tonë. E thashë edhe në Fushë Kosovë se do të jemi në shërbim të këtij qëllimi dhe jemi të përkushtuar për të bashkëpunuar me të gjithë ata që besojnë në këtë qëllim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj më tutje ka shtuar se, “do ta iniciojmë ligjin për shpalljen si zonë me status të veçantë mjedisor vendbanimet dhe hapësirat në komunën e Fushë Kosovës, të cilat janë rreze e të gjitha burimeve të ndotjes të parapara me ligj në Republikën e Kosovës, si dhe trajtim me përparësi në kushte të barabarta, për ata që janë banorë te zonës së veçantë në Fushë Kosovë, në procedurat e punësimit për profesionet dhe vendet e punës që gjenerohen nga mihjet sipërfaqësore dhe prodhimi i energjisë elektrike”.
“Ashtu siç jam zotuar në Gjilan, u zotova edhe në Fushë Kosovë. Do ta rregullojmë me ligj marrjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës për qytetarët më përkatësi etnike shqiptare nga Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë). Nuk janë premtime por zotime! Do të punojmë bashkë”, ka shkruar Haradinaj.