Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, e ka nënshkruar të enjten Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me Koalicionin e OJQ-ve KOMF.
Në deklaratën e nënshkruar me Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, Hoti zotohet për përfshirjen e fëmijëve në qendër të agjendës qeverisëse pas zgjedhjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më vjen shumë mirë që jam i pari nga kandidatët në këto zgjedhje që e nënshkruaj këtë deklaratë dhe atë pikërisht më 1 qershor që është një ditë e veçantë për fëmijët. Unë zotohem se do t’i shtyjë përpara të gjitha pikat e Deklaratës për Fëmijët që e kam nënshkruar sot”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se një pjesë e madhe e këtyre zotimeve “veç janë pjesë e programit tonë, si pjesëmarrja në arsimin parashkollor, kujdesi i nënës ndaj fëmijës për 12 muaj pas lindjes, që do të jetë pushim prindëror, sepse në jetë nuk ka gjë më të çmuar se fëmijët”.
Hoti ka thënë se, “te pjesa e ligjeve kemi përfunduar bukur shumë tek ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve”.