Në ditën e dytë të fushatës në Pejë, ka folur edhe kandidati i kësaj partie për deputet të Kosovës Ali Lajçi.
Ai i porositi qytetarët e kësaj komune dhe gjithë Kosovës që të mos e shesin votën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Një çështje që qarkullon ndër njerëz është se pushtetarët do ta blejnë votën e qytetarëve. Ju lutem bëni çmos që t’i zbrapsni. Mos e shitni votën", deklaroi Lajçi.
Lajçi përmendi edhe marrëveshjen e Asosacionit dhe e Demarkacionit, me ç'rast tha se nuk duam ta ridefinojmë Republikën e Kosovës me cungim territorial.
“Rinia është bukuria dhe fuqi e atdheut të një kombi, është shpresa e një atdheu që mobilizohet, sepse kjo parti e ka palcën aty”, tha veç tjerash në fjalën e tij Ali Lajçi.
Në tubim foli edhe nënkryetarja e Vetëvendosjes dhe kandidatja për deputete, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, iu bëri thirrje pejanëve që të votojnë për ndryshimin.
“Mos të votojmë për hir të së kaluarës, por për hir të së ardhmes”, u shpreh ajo.
“Aty ku nuk ka barazi për të gjithë, nuk mund të ketë barazi për grupe të ndryshme, apo për individ. Vetëm ku ka barazi sociale ka ndryshim”, shtoi tutje Mulhaxha-Kollçaku.