Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është pritur nga qindra qytetarë të Deçanit, para të cilëve shpalosi platformën qeverisëse "Fillimi i Ri".
Kreu i PDK-së tha se Fillimi i Ri është platformë e ndërtuar nga vet qytetarët, nga kërkesat dhe nevojat e tyre për të ecur përpara më shpejt në rrugën e zhvillimit ekonomik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeseli tha se Fillimi i Ri në Deçan do të ofrojë mbështetje për ndërmarrësit, fermerët, të rinjtë dhe gratë.
"E dini çfarë do të thotë Fillimi i Ri për Deçanin? Më 11 qershor PDK në Deçan do të dyfishojë votat ndërsa koalicioni jonë do t’i marrë në Deçan mbi 90 për qind të votave të qytetarëve tanë", tha Veseli.
Ai tha se koalicioni i ndërtuar me AAK-në dhe subjektet tjera është i ndërtuar për ti bashkuar të gjithë qytetarët pa dallim, andaj i ftoi të gjithë qytetarët e Deçanit që më 11 qershor të dalin masovikisht në zgjedhje për ti dhënë Kosovës një lidership me vizion dhe guxim për të marrë vendime të mëdha për vendin