I nominuari për kryeministër i Vetëvendosjes Albin Kurti sot, në Ditën e Fëmijëve në aktivitetin e “Prishtina lexon”, për fëmijët ka lexuar tregimin "Luli i Vocërr", nga Migjeni, transmeton Koha.net.
Për këtë Kurti ka shkruar në facebook:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot për Një Qershor në kryeqytet u organizua aktiviteti "Prishtina Lexon".
Fëmijëve të pranishëm ua lexova tregimin "Luli i Vocërr", nga Migjeni që për fatin tonë të keq tingëllon ende aktual.
Që të gjithë fëmijët kanë të drejtë të jenë të lumtur në Një Qershor e në ditët e tjera të vitit, por jo të gjithë kanë mundësinë ekonomike që ta realizojnë këtë të drejtë. Ndaj fëmijët e kryeqytetit i këshillova se nëse i kanë dy mollë, ta ndajnë një për vete e një për shokun ose shoqen. E nëse e kanë veç një, ta ndajnë gjysmën për vete gjysmën për shokun a shoqen.