Fushata zgjedhore e Listës Srpska ka filluar mbrëmë në Leposaviq. Në hapje të saj ka marrë pjesë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, raporton Koha.net.
Në tubimin parazgjedhor Lista Srpska ka transmetuar spotin elektoral që është kryekëput kundër Kosovës dhe institucioneve të saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë spotin e realizuar nga Lista Serbe theksohet se “çdo votë është vendimtare për pengimin e formimit të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës në shtëpinë tonë”, “Të parandalojmë shuarjen e institucioneve të Republikës së Serbisë”, “Vetëm Lista Serbe mund të ruajë dhe t’i forcojë institucionet serbe në Kosovë dhe se vetëm Lista Serbe është e aftë të formojë Asociacionin e Komunave Serbe, si mbrojtëse e interesave të serbëve në Kosovë”.