Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, me kandidatët për deputetë ka mbajtur sot një takim me të rinjtë e Gjilanit.
Në takim Pacolli ka folur për pikat programore të Aleancës Kosova e Re dhe partnerëve të koalicionit, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se synimet e koalicionit do të arrihen me punë dhe me përkushtim. Ai ka shtuar se programi ekonomik i AKR-së parasheh rritje ekonomike 8% vetëm ne vitin e dyte te qeverisjes.
“Sot kemi rritje ekonomike 2.8 deri ne 3.3%. Plani ynë për rritje ekonomike prej 8%, krijon 70 deri në 80 mije vende të reja pune, ndërsa në fund të mandatit buxheti do ta kalojë shifrën 6 miliard”, ka thënë Pacolli, ai ka treguar se krijimi i tregut të përbashkët kombëtar me rajonin, do të ishte arsye më shumë për çdo investitor që të vijë dhe të investojë në Kosovë sepse do të kishte qasje në një treg më të gjerë.
Pacolli ka folur me studentë edhe për çështjen e njohjeve për shtetësinë e Kosovës si dhe problemin e lëvizjes së lirë, e liberalizimit të vizave. Ai ka thënë se prej kohës kur ishte larguar nga qeveria, nuk kishte pasur më asnjë njohje për Kosovën, përveç Bangladeshit dhe Sinagporit, për të cilat Presidenti Pacolli ka thënë se kishin qenë të gatshme. “Me ne në qeverisje, njohjet e shtetit të Kosovës do arrijnë në 160”, është ka thënë ndër të tjera lideri i Aleancës Kosova e Re, duke garantuar edhe liberalizim vizash brenda 6 muajve.