Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Beogradi iu thotë serbëve ta kërkojnë njërin nga tri funksionet kryesore në Kosovë

Drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq, mbrëmë ka qëndruar në Leposaviq, nuk dihet me leje e a pa leje të Qeverisë së Kosovës . Ai atje ka theksuar se qëndrimi i tij është që serbët pas zgjedhjeve të insistojnë për njërin nga tri funksionet kryesore në Kosovë, transmeton Koha.net.

"Në zgjedhjet e 11 qershorit ne votojmë që në Prishtinë të dërgojmë njerëz të cilët qartë dhe zëshëm do të mund të thonë kjo është Kosovë – Metohia, kjo është Serbia, ky është vendi ynë dhe ky është populli ynë” citon b92 të ketë thënë Gjuriq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

ka shtuar se në Serbi gjërat po shkojnë mirë dhe se tani ka ardhur koha që më 11 qershor serbët e Kosovës t’i japim impuls ngritjes së Serbisë.

"Serbisë i duhet të jetë e pranishme në Kosovë, Kosova është e domosdoshme për ne, është me rëndësi vitale që Serbia të jetë këtu. Këto nuk janë zgjedhje ku zgjidhen shumë përfaqësues të ndryshëm, këto janë zgjedhje në të cilat duhet të jemi të urtë e të disiplinuar, ku ne duhet të jemi forca unike politike, ushtri politike që do të tregojë se serbët në Kosovë janë unikë ", ka thënë ai.

Gjuriq ka theksuar se qëndrimi i tij është që serbët pas zgjedhjeve të insistojnë për njërin nga tri funksionet kryesore në Kosovë.

"Mendoj se pas 11 qershorit përfaqësuesit e serbëve duhet të insistojnë për njërin nga funksionet kryesore në krahinën tonë jugore. Ai duhet t’i takojë përfaqësuesit të popullit serb, nëse pritet përkrahja e Listës Srpska. Ne jemi në truallin tonë, nuk duam t’i zgjedhim përfaqësuesit e shqiptarëve, por duam të jemi njësoj dhe të barabartë me të gjithë ", ka përfunduar Gjuriq.