Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Kusari-Lila tregon pse Alternativa zgjodhi koalicionin me LDK-në dhe jo partitë tjera

Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës, ka dhënë në Interaktiv të KTV-së arsyet e hyrjes në koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe përse kishin refuzuar partitë tjera.

Ajo ka thënë se me LDK-në ishin në përputhje të shumta në programin qeverisës, gjë që nuk përshtatej aspak me partitë tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka treguar se opsioni i parë që kishte rënë për koalicion të mundshëm ishte PDK-ja e më pas AAK-ja me Nismën. Kusari-Lila ka thënë se nuk mund të gjente asnjë pikë të përbashkët programore me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.

“Të parën që e përjashtuam si opsion ishte PDK, e dyta ishte koalicioni AAK-Nisma dhe mbetën vetëm LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje. Nuk kemi gjet asnjë pikë të përbashkët në programin me AAK-në, sepse çdo temë që hapej për pika të përbashkët programore, Haradinaj kthehej te ndarja e posteve”, ka thënë ajo. “Mes VV-së dhe LDK-së, takimi i parë që ishte me Isa Mustafën ishte ditën e parë pas shpërbërjes. Ishte dakordim në reformat që duhet të ndodhin në Kosovë, pa kushtëzime”.