Qeveria Hoti në programin qeverisës parashohin rritje të buxhetit dhe rritje të përgjegjësisë në sistemin e drejtësisë së vendit.
Besnik Berisha i LDK-së, në Rubikon ka thënë se Kosova ka sistem të drejtësisë shumë më të mirë se ai i Shqipërisë.
Sipas Berishës, ligjet duhet të krijohet nga vetë gjyqësia dhe jo politika.
“Qeveria Hoti parasheh rritje të buxhetit dhe rritje të përgjegjësisë por vetë pushteti gjyqësor dhe jo t’i fusë duart politika”, ka thënë ai.
Berisha, duke iu referuar deklaratës së Matoshit se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është njeri i fuqishëm politik, i tha se për ta provuar këtë duhet të gëzojë mbi 50% të votave të qytetarëve.
“Duhet t’i përgjigjem Haradianjt se është njeri i fuqishëm politikisht. Mendoj që njeri i fuqishëm politikisht është çdo njeri që ka 50% + votat e qytetarit”, ka thënë ai.
Matoshi shprehet i sigurt se zgjedhjet e 11 qershorit do t’i fitojë mbi 50%.