Drejtësia, ekonomia e demarkacioni listohen si prioritete të qeverisë së re nga Lëvizja “Vetëvendosje”.
Kandidati për deputet nga kjo listë zgjedhore, Faton Topalli në Rubikon të KTV-së theksoi se do të fillojnë me rivlerësimin e gjykatësve për kthim të sistemit të drejtësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTopalli përmendi çështjen e demarkacionit të cilën parashohin ta zgjidhin përmes bisedimeve me Malin e Zi duke vlerësuar raportet mes dy shteteve.
“Çështjen e demarkacionit ne si lëvizje mendojmë se mund ta zgjidhim përmes bisedimeve me Malin e Zi. Jemi thellësisht të bindur që mund ta zgjidhim. Përderisa nuk ratifikohet marrëveshja edhe prej parlamentit të Kosovës atëherë marrëveshja nuk është e vlefshme”, ka thënë ai.
Prioritete të programit qeverisës, Halil Matoshi nga PDK AAK NISMA listoi dialogun me Serbinë, demarkacionin e asociacionin.
E në ekonomi, Vetëvendosje do të fokusohet në bujqësi. Krahas kësaj, Topalli përmend edhe krijimin e një ligji për mbrojtjen e produkteve vendore.
“Në fushën ekonomike ne do të investojmë shumë në bujqësi. Mendoj këtë vlerë ta shtojmë deri në 240 milionë dhe krahas kësaj mendojmë ta bëjmë një ligj i cili mbronë produktet vendore”, ka thënë ai.