Kandidati për kryeministër i koalicionit, Ramush Haradinaj në hapjen e fushatës zgjedhore në sheshin “Skenderbeu”, në Prishtinë, ka thënë se do ta mundin korrupsionin, krimin e terrorizmin, derisa shtoi se janë bashkuar për ekonomi dhe investime në bujqësi.
Ai para mijëra simpatizantëve ka thënë se për të arritur deri të kjo ditë e lirisë dhe demokracisë me të mirtë e këtij vendi kanë rënë për këtë ditë, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj shtoi se do t’i shërbejë Kosovës pa asnjë kusht deri në sakrificë. Ai tha se Kosovën s’do ta mund korrupsioni por do ta mundin korrupsionin, krimin e terrorizmin.
"Kosova na ka thirr kështu bashkë që të kemi ekonomi, të kemi investime në bujqësi, ta rrisim prodhimin tonë të tokës sonë që është bërë me duart tona", tha Haradinaj.
Pretendenti për kryeministër tha se Kosova i ka thirr me e ruajt identitetin kombëtarë e fetar. Haradinaj tha se i ka thirr Kosova që të bëhen bashkë për Kosovën.