Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha të mërkurën në hapje të fushatës, se qershori është muaj i idealeve, muaj i madh i lirisë, UÇK-së dhe më 11 qershor do të jetë i bashkuar për një epokë të re të Fillimit të Ri.
Kosovës, sipas Veselit, sot i duhet një udhëheqje e re, e cila fuqizon shtetin, njeh miqtë dhe respekton ata, por edhe që i mban larg armiqtë e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i PDK-së shtoi se nuk do të lejojnë të kthehet e kaluara.
Veseli tha se Fillimi i Ri buron nga të rinjtë, bujqit, gruaja, arsimtarët, profesorët, mjekët, pensionistët.
Lideri i PDK-së ka pyetur qytetarët se a mund ta udhëheqin vendin konceptet si ata që nuk kanë guxim të marrin vendime dhe nuk e njohin Kosovën.
Sipas tij Kosovës i duhet një lidership i guximshëm.