Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Nisma në Prizren nis fushatën pranë memorialit të Dëshmorëve dhe Komandant Petritit

Kandidatët e Nisma për Kosovën nga Prizreni për zgjedhjet e 11 qershorit, Zafir Berisha, Albulena Balaj–Halimaj, Manuella Koni, me bashkëpunëtorë, filluan fushatën elektorale pranë memorialit të Dëshmorëve dhe Komandantit Remzi Ademaj-Petriti.

Zafir Berisha, kryetari i Degës, njëherësh kandidati për deputet, tha se “në mënyrë simbolike nga ky memorial fillojmë fushatën elektorale për të treguar respektin për ata që u flijuan për shtetin e Kosovës dhe në të njëjtën kohë për t’u zotuar për angazhimet tona të vendosura në ndërtimin e shtetit ligjor dhe zhvillim ekonomik”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kosova ka nevojë që në skenën politike dhe institucionale të ketë njerëz të vendosur dhe që e mbajnë fjalën në përcaktimin e tyre, për realizimin e objektivave të cilat do të jenë të favorshme për qytetarët e Kosovës”, theksoi Berisha.