Subjekti politik Fjala, hapi fushatën zgjedhore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me ç’rast aty foli kryetari i kësaj partie, Gëzim Kelmendi.
Kelmendi tha se subjekti që ai udhëheq do të zhvillojë fushatën ndryshe nga partitë e tjera, e siç tha ai, duke mos organizuar tubime me qytetarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo për arsye se, siç tha Kelmendi, “qytetarët janë lodhur nga tubime të tilla me premtime boshe”, raporton KP.
Në hapje të fushatës u tha se kandidatët e Fjalës do të takohen me qytetarët në mënyra të përveçme, ku secili prej tyre do të takojë qytetarë të rastit.
Sipas Kelmendit, “Fjala në programin e saj ka tri pika kryesore që njëherit janë edhe gjithëpërfshirëse, e ato janë: zhvillimi ekonomik, sundimi i drejtësisë si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Ndryshe, Fjala në këto zgjedhje do të garojë me 110 kandidatë, ekspertë dhe magjistra të fushave të ndryshme.