Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj e ka nisur fushatën zgjedhore me vizitë në Qendrën Emergjente të QKUK-së ku ka thënë se do të bëjë përpjekje që qytetarët më mos të sëmuren në spitalet e Kosovës, por të shërohen.
Haradinaj tha se dëshira e tij për të hapur fushatën nga QKUK është sepse shëndetësia në Kosovë duhet të trajtohet me emergjencë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne me emergjencë do ta trajtojmë shëndetësinë”.
“Jam betuar që do ta marrë seriozisht shëndetësinë në vendin tonë”.
“Do ta përmbyllim në tërësi sistemin shëndetësor, s’do të mbetet më asnjë qytetarë i rrezikuar nga shëndeti, dëshirojmë që të gjitha problemet shëndetësore qytetari të gjejë zgjidhje në vend. Ne kemi obligim me vendos shtetin ligjor sepse është parakusht për jetë, fokusi do të jetë i vërtetë, shëndetësia është prioritet, është emergjencë për Kosovën. S’do të lejojmë që qytetari ynë do të jetë i rrezikuar,tha ai.
“Ne do të vazhdojmë me komunikime të tilla, por porosia jonë e përbashkët e PDK-AAK-Nisma, është fillimi i ri, koha e “Fillimit të ri”, fillimi i ri në të gjitha termat e qeverisjes, një qeverisje e mirë, dhe një mundësi reale e Kosovës me dalë nga gjendja e rëndë e Kosovës që shihet në të gjithë sektorët”, deklaroi Haradinaj, i cili nisi fushatën në QKUK.