Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Haziri: Nuk do t’ia falim asnjë minutë dhe asnjë votë rivalëve

Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Gjilan, menjëherë pas mesnatës ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit.

I pari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka përcjellë ‘selame’ të forta për rivalët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Edhe njëherë nga Gjilani ju tregojmë të gjithë atyre që rrëzojnë qeveri sa herë duan dhe që për interesa të tyre partiake nxjerrin në Ramazan e Krishtlindje njerëzit në votime, se ne nuk i falim në këtë mision politik. Gjilanasit dhe mbarë Kosova nuk do t’ia falë asnjë minutë dhe asnjë votë”, tha Haziri.

Haziri ka nënvizuar se koalicioni LDK-AKR dhe të tjerët, është koalicion me qytetarët, për Kosovën, për integrime euroatlantike dhe koalicion, i cili përfaqëson të ardhmen, vizionin, zhvillimin dhe përfaqësimin qytetar më të sigurt në Kuvend.

Haziri ka apeluar të gjithë qytetarët, veçanërisht votuesit e ri që të aktivizohen dhe të votojnë për “Koalicionin e Besës dhe Shpresës”, për ta zhvilluar vendin në të gjitha aspektet.

Krejt në fund, Haziri ka prezantuar kandidatët për deputetë nga radhët e LDK-së dhe aleatëve, për të cilët tha se janë pa diskutim më të mirët dhe janë njerëz të dëshmuar “e të pastër si loti”.

Përndryshe, nga radhët e LDK-së në Gjilan garojnë për pozitën e deputetit, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi e Isa Agushi, përderisa nga koalicioni garojnë: Avdil Halimi, Ismet Hajdini, Labinotë Demi Murtezi dhe Selvete Shurdhani.