Kushdo që përcjell komunikimin politik mes krerëve të partive politike (akademikë a doktorantë, a fakultetesh e universitetesh në distancë) në Kosovë e sheh hidhnakërinë (lexo: mërinë, inatet...) e liderëve që pretendojnë qeverisjen (lexo: sundimin) e Kosovës për vitet në vazhdim.
Konkretisht, dje, më 30 gusht 2017, dy muaj e gjysmë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit 2017, dhe pothuajse një muaj pas fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, komunikimi sa vjen e ashpërsohet. Kosova vazhdon të jetë me Kuvend të pakonstituuar e me Qeveri të mosbesuar. Ndërsa të sotmes dhe të ardhmes iu duhen institucionet e menjëhershme (imediate) për vendime të reja e të domosdoshme për zhvillimet tashmë tejet të vonuara, të pafalshme dhe pa asnjë arsye, që devalvojnë, zbehin, nëpërkëmbin shtetformimin aq të gjakuar nga breza liridashës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkurt, e ardhmja assesi të na bashkojë. Historisë (të derisotme) ia bëjmë disi, se ajo di të falë, por e ardhmja nuk fal, sepse bëhemi të gjithë kurorëshkelës, kushtetutshkelës, bukëpërmbysës, të pabesë, hipokritë, shërbyes të dreqit e të birit!
Sepse, për çdo proces, koha është thesari më i paçmuar dhe përcaktues për kombin, shtetin, identitetin! A thua nuk na e dëshmon këtë historia?! E djeshme, e (pa)paragjykuar, e sotme, që po e shohim dhe po i (keq)kontribuojmë dhe e ardhmja, me ç’po rezulton, tejet e mjegullt!
Për të sotmen, këtë ditë, të njëjtit njerëz kur folën për të djeshmen aq të dhimbshme – siç është “fati”(edhe me fajin e bashkëbiseduesve në Bruksel!) i të pagjeturve, –në deklarime u panë jo pak të bashkuar. Gjë e mirë, sigurisht, ani pse, pa qenë të bashkuar për të sotshmen e të ardhmen e këtij vendi nuk mund të ndihmohen as familjarët e të pagjeturve e as të dihet fati i njerëzve të pagjetur. Ose, thënë më së buti, për të pagjeturit, “institucionalistëve” tanë u bjen ndërmend vetëm një ditë të vetme të vitit, edhe kjo në Ditën e të Pagjeturve.
Mbase, më mirë një ditë se hiç!
Së paku le të na bashkojë qoftë edhe deklarativisht historia e dhimbshme e të pagjeturve, pasi e “ardhmja”, tisi i saj i mjegullt, na ka bërë e po na bënë pikë e pesë. E dikush pikërisht në këtë ditë përpiqet ta përmirësojë gjithë jetën e tij kontroverse (kontestuese!), duke i bërë tokë të gjithë kundërshtarët jashtë e brendapartiakë! Madje edhe miqtë e tij të zemrës! Mjafton, që se paku ai të dalë i pastër si qimja prej tëlyeni! Duke harruar se deri dje ishte bashkë për interes “madhor”, me ata që sot për mëri “madhore”, vendin e ka lënë me një institucion kushtetues, të cilit i kanë dhënë fuqinë e mbretit mesjetar. Dhe në ketë rast ka harruar të cek sesi i korruptuan deputetet me terminale, poste ambasadoresh e gjera tjera të pa dukshme, por të mundshme, për të votuar një kundërshtar të madh politik për Kryetar shteti (tani dikush nga ta e quan edhe mbret)?! Për cilin interes u bënë të gjitha ato marifete? Kjo ka mbetur e pa shpjegueshme sot e gjithë ditën.
Sepse del tejet ironike dhe hipokrizi më vete që, derisa vendi i të cilit para pak muajve ishte kryeqeveritar, pak ka rëndësi tani si po e lë apo si do ta lë... Interesi për kombin e shtetin o është i përhershëm o nuk ekziston fare dhe si po duket nuk ka ekzistuar në asnjë kohë..
Por, siç po shihet dikujt i mjafton të jetë vet i “pastër”e të shndritës si “ari” i alkimistëve!