Smartfoni më i ri i gjigantit të teknologjisë, Samsung Galaxy S8, tani është në dispozicion për para-porositje në Europë nga shitësit e dorës së tretë.
Sidomos, ata në Gjermani dhe Itali tani mund të bëjnë para-porositë e tyre në Amazon, transmeton Koha.net. Detajet rreth çmimit dhe disponueshmërisë për këtë dy tregje dallojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmazon në Gjermani e ka listuar këtë smartfon me çmim prej 799 euro, ndërsa dërgesat e para do t’i fillojnë nga 20 prilli.
Ndërkaq, Amazon në Itali e ka listuar Galaxyn S8 me çmim prej 829 euro dhe dërgesat atje do të fillojnë nga 28 prilli.