Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

iPhone pëson ndryshime historike e të rrezikshme, por që përdoruesit s’i kanë vënë re

Apple ka lansuar një përditësim të madh për iPhone e iPads të hënën, me 9 karakteristika të reja, transmeton koha.net.

Përditësimet e mëdha përfshijnë “Find My AirPods” e të tjera në asistentin digjital Siri, të cilat shumica e përdoruesve nuk i kanë vërejtur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si pjesë e përditësimit të iOS 10.3, Apple ka ndryshuar një pjesë bazike në atë se si çdo iPhone e iPad punon, e cila është sistemi i fileve apo, në thelb se si kompjuteri i ruan të dhënat dhe ta dijë se si t’i gjejë ato.

Përditësimi i Apple për iPhone e iPads është Sistemi i fileve të Apple (Apple File System), nga “HFS+”, i cili fillimisht është zhvilluar para 30 viteve.

Ky është përditësimi më i mençur për të ardhmen.

Sistemi i Fileve të Apple ‘është optimizuar për memorie si Flash/SSD dhe ka enkriptim të fortë, e edhe ka përmirësuar bazat e sistemit të fileve’, e edhe i ndihmon iPhone dhe iPads që të punojnë më shumë.

Por kjo mund të jetë e rrezikshme, sepse sistemi i fileve në kompjuter është pjesë bazike e pajisjes, dhe ka shumë shanse që nëse diçka shkon keq, mund t;i fshijë përdoruesve të dhënat e tyre, raporton Business Insider, transmeton koha.net.

Por lajmi i mirë është se pas 12 orëve të lansimit të përditësimit, i cili është shkarkuar me miliona herë, duket se nuk ka ndonjë problem të madh me kalimin në AFS nga HDS+.

Një nga ankesat më të mëdha nga përdoruesit është se përditësimi merr shumë kohë për t’u instaluar.