Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Guvernatori i Bankës Qendrore në Kanada e quan bixhoz tregtinë me Bitcoin

Stephen Poloz, guvernator i Bankës Qendrore të Kanadasë, e ka quajtur tregtimin e Bitcoinit, monedhës digjitale, një “bixhoz”.

Ai tha se Banka Qendrore kanadeze është në kërkim të rregullimit të valutës digjitale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Poloz tha se blerësit e monedhave digjitale duhet të “ruhen”, pasi kanë të bëjnë me valuta digjitale, të cilat nuk janë monedha reale, transmeton KP.

“Unë nuk jam me të vërtetë i sigurt se çfarë janë ... Ata nuk janë asete me të vërtetë ... Mendoj se janë letra me vlerë teknikisht ... Nuk ka vlerë të brendshme për diçka si bitcoin, kështu që nuk është me të vërtetë një pasuri që mund të analizohet”, tha Poloz për CNBC gjatë një interviste në Davos të Zvicrës.

Poloz bashkohet me një kor të bankierëve qendrorë dhe rregullatorëve duke paralajmëruar për rreziqet e valutave digjitale, të cilat patën rritje të mëdha të çmimeve në vitin 2017.