Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Intelit i shfaqet një tjetër dobësi

Intel nuk po arrin të këndellet ditëve të fundit.

Pas problemeve me dobësitë Meltdown dhe Spectre, kompania e sigurisë finlandeze F-Secure ka zbuluar tani një tjetër dobësi që potencialisht mund të ndikojë në miliona laptopë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë herë, dobësia e sigurisë ekziston në Intel Active Managment Technology (AMT), dhe mund të shfrytëzohet nga hakerët për të marrë kontrollin e plotë mbi pajisjen e rrezikuar brenda disa sekondave, transmeton KP.

BIOS normalisht do të jetë përgjegjës për bllokimin e sulmeve me qëllim të keq, por Intel AMT hap derën për sulme alternative dhe menaxhimin e largët të sistemit.

Intel nuk i është përgjigjur dobësive të reja të zbuluara deri më tani, dhe F-Secure rekomandon gjithnjë shikimin në laptopët e korporatave dhe krijimin e fjalëkalimeve të forta për AMT.