Facebooku ka njoftuar për ndryshimet e mëdha që ka bërë në “Murin” e përdoruesve.
Shefi i Facebookut, Marc Zuckerberg përmes një postimi ka njoftuar se përdoruesit tani do të shohin më shumë përmbajtje të familjes dhe shokëve, para postimeve të faqeve të ndryshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto janë ndryshimet e para në një seri që Facebooku po synon t’i bëjë në dizajnin e tij.
Për shembull, një video familjare e postuar nga njëri prej anëtarëve të familjes do të ketë më shumë vëmendje sesa një video e postuar nga një faqe e ndonjë të famshmi apo restauranti, transmeton Koha.net.
“Nga këto ndryshime, ju mund të shihni më pak postime nga bizneset, brendet dhe mediat”, ka shkruar Zuckerberg.
Facebooku në vitet e fundit ka si prioritet materialet që algoritmi mendon se njerëzit janë lidhur më shumë me to përmes komenteve, pëlqimeve dhe mënyra tjera të interesit, por edhe kjo do të ndryshojë. Tani Facebooku synon që të ketë përmbajtje për bashkëveprim domethënës shoqëror.