Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Intel dhe Micron i japin fund bashkëpunimit

Pas problemeve me kërcënimet e sigurisë Spectre dhe Meltdown, të cilat i ndodhën Intel, kompania tash përballet me probleme të reja.

Intel dhe Micron paralajmëruan për shkëputjen e marrëveshjes për krijimin e çipave NAND.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Intel këtë lajm e bëri të ditur gjatë panairit CES 2018 në Las Vegas, derisa Micron hapin e përshkroi se “tash secili ecën rrugës së vet”, transmeton kp.

Dy kompanitë kishin bashkëpunuar në zhvillimin e çipave të memorieve NAND dhe rezultatet ishin të dukshme te memoria Intel Optana (më herët e njohur si 3D Xpoint), e cila zvogëlon linjën kufizuese ndërmjet DRAM dhe pajisjeve flash.