Prokuroria e Parisit ka shënjestruar Applen me një hetim për “ngadalësim të planifikuar” të modeleve të vjetra të celulareve iPhone.
Ligjet franceze në fuqi e konsiderojnë krim shkurtimin e jetës së një produkti me qëllimin që të shtyhen blerësit drejt zëvendësimit të tij. Gjiganti amerikan i teknologjisë e pranoi në muajin dhjetor se modelet e vjetra të iPhonet ishin ngadalësuar qëllimisht përmes përditësimit të softuerëve të tyre, por këmbënguli se një hap i tillë ishte hedhur nisur nga fakti që performanca e baterive të aparateve në fjalë, zvogëlohej ndjeshëm me kalimin e kohës, transmeton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHetimi i drejtuar nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë ministrisë franceze të Ekonomisë pason padinë e depozituar një muaj më parë nga grupi-pro konsumatorit Stop Planned Obsolescence, Hop.
Grupi thotë se Franca është vendi i tretë që heton Applen pas Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, dhe i vetmi në të cilin kjo shkelje përbën krim.
Ndëshkimi mund të përfshijë deri në 5% të xhiros vjetore ose edhe dënim me burg. Hop është i bindur se kompania amerikane e ka ngadalësuar qëllimisht performancën e modeleve iPhone përmes një përditësimi të bërë softuerëve, koha e të cilit përkon, siç vëren organizata, me hedhjen në treg të modelit të ri Iphone8.