Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Konfirmohet: Sony Xperia i ri vjen me procesor të teknologjisë së fundit

Kompania e njohur Sony është duke u përgatitur që të prezantojë së paku një pasardhës të Xperia XZ1 – ndoshta në MWC (Kongresin Botëror të Celularëve) në muajin shkurt.

Smartfoni i ardhshëm i avancuar i kompanisë është thënë se do të vijë me ekran pothuajse pa skaje, gjë e cila ishte e popullarizuar në 2017-ën, dhe disa ditë më parë janë shfaqur specifikat për njërën nga pajisjet e serisë së re Sony H82xx, transmeton Koha.net. Duket se kjo seri do të vijë në katër versione: H8216, H8266, H8276 dhe H8296.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sony H8266 tani është shfaqur në uebfaqen e njohur Geekbench, ku sipas saj ky version do të vijë me procesor të teknologjisë së fundit Qualcommit Snapdragon 845 SoC, 4 GB RAM memorie dhe se do të punojë me sistemin operativ Android 8.0 Oreo.

{gallery}

Geekbench nuk ka zbuluar ndonjë detaj më tepër rreth Sony Xperia të ri, por siç është raportuar disa ditë më parë, ky smartfon i ri pritet të vijë me 64 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore të dyfishtë (12 + 12 megapikselë) dhe atë të përparme prej 15 megapikselë, si dhe me baterinë prej 3,130 mAh.