Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Mësohet se kur do të lansohet Huawei P11

Më herët, kompania e njohur kineze Huawei pati njoftuar se telefoni i saj i avancuar i ri, P11, “ndoshta” do të lansohet në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC).

Duket se këto plane po dalin të vërteta pasi që zëdhënësit e kompanisë në një ngjarje në Gjermani kanë konfirmuar se telefoni i ri i avancuar do të lansohet në tremujorin e parë të 2018-ës, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka shumë spekulime në lidhje me Huawei P11. Disa nga to mund ti besojmë, sikur që është fjala për tre kamera në pjesën e pasme prej 40 megapikselë, e disa të tjera mund të mos i besojmë.

Megjithatë, Huawei P10 është lansuar në muajin shkurt në MWC dhe menjëherë në muajin mars ka filluar shitjen. Me siguri se në të njëjtën kohë mund të lansohet edhe P11 vitin e ardhshëm.