Në ngjarjen Google I/O, që është mbajtur në maj të këtij viti, Google pati premtuar se do të lansojë një version të ri Android për pajisjet e kategorisë së ulët.
Sot, Android Go (edicioni i ri i Oreos) do të jetë në dispozicion për prodhuesit dhe zhvilluesit e pajisjeve të ndryshme, transmeton Koha.net. Kjo nënkupton se për përdoruesit ende nuk do të jetë në dispozicion, por pritet të jetë së shpejti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPremisa prapa Android Go është shumë e thjeshtë. Është një krijim i Android Oreo i cili është i dizajnuar për të punuar më mirë në telefonat me 512 MB deri në 1 GB të RAM memories. Sa për krahasim, Pixel 2 (si shumica e telefonave të avancuar) ka 4 GB RAM, ndërsa iPhone X ka 3 GB dhe Galaxy Note 8 ka 6 GB.

Edicioni i ri i sistemin operativ Android Oreo, Android Go, është i dizajnuar vetëm për telefonat me 512 MB deri 1 GB RAM memorie, i cili i mundëson këtyre telefonave qasje më të lehtë në aplikacionet e Googlet, duke përfshirë aplikacionin kryesor të Googlet, Google Assistant, Google Maps, Gmail, etj. Po ashtu, edicioni Android Go ofron edhe performancë më të mirë dhe përmirësim në memorien e brendshme.