Huawei Nova 2S nuk është larg – lansimi i tij do të bëhet më 7 dhjetor – por detajet e reja për të po shfaqen pothuajse çdo ditë.
Informacioni më i fundit tregon çmimin – Huawei Nova 2S në version me 4GB/64 GB do të kushtojë rreth 330 euro, ndërsa versioni me 6GB/128GB rreth 380 euro, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, janë publikuar edhe disa fotografi të cilat zbulojnë edhe ngjyrat e kësaj pajisjeje – të zezë, të bardhë dhe të kaltër. Spekulohet se në dispozicion do të jetë edhe me ngjyrë të kuqe dhe rozë.
Huawei Nova 2S do të ketë dy kamera në pjesën e pasme – 16 + 20 megapikselë – dhe dy në pjesën e përparme – 20 + 2 megapikselë, baterinë prej 3,340 mAh, 4 ose 6 GB RAM memorie, procesorin Kirin 960 si dhe ekran 6-inç me raport prej 18:9.
{gallery}