Sot dy vjet më parë, gjiganti i teknologjisë Samsung ka paralajmëruar serinë Galaxy A për 2016-ën.
Por, modelet e 2018-ës duket se nuk do të lansohen sikur ato të 2016-ës, të cilët janë lansuar në vitin 2017, transmeton Koha.net. Ato mund të arrijnë më herët së bashku me vitin e ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë paku njëri prej tyre mund të vijë me emër të ri, duke u bazuar në fotografitë që janë postuar në rrjetin social kinez Wiebo. Me emër kodues SM-730, mund të presim që ky model mund të jetë A7 i ri, por do të hyjë në 2018-ën si Galaxy A8+ (2018).
Galaxy A8+ (2018) duket se do të vijë me ekran të gjatë, ekran Infinity siç e quan Samsung. Galaxy S8/S8 Plus dhe Note 8 kanë ekran në raport prej 18:9, por sipas një raporti të mëparshëm seria A do të ketë ekran me raport 18:9 pak më konvencional. Natyrisht, nuk mund të tregojmë dallimet kryesore vetëm duke u bazuar në këto fotografi.
Do të ishte mirë nëse do të publikohej në fotografi edhe pjesa e pasme e këtij modeli, sepse spekulohet se do të ketë sensorin për gishtërinj të vendosur në mes në pjesën e pasme.
{gallery}