Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple me smartfon të palosshëm?

Apple smartfonin e ardhshëm mund ta ketë me ekran të palosshëm sipas raportimeve të fundit, transmeton koha.net.

Kjo kompani ka aplikuar për patentë në SHBA për një pajisje me “një pjesë fleksibile që lejon pajisjen të paloset” siç është e shkruar në të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vizatimet që shoqërojnë aplikacionin për patentë nuk tregojnë edhe shumë, e as dosja, pasi në të autorët kanë shkruar që kjo pajisje mund të jetë telefon, laptop, tablet, orë, apo ndonjë pajisje tjetër.

Por kjo është vetëm një aplikim për patentim e që mund të mos i jepet Apple kurrë, e gjithashtu edhe ata mund të mos krijojnë kurrë një pajisje të tillë.

Por pasi që shumë smartfonë tashmë kanë ekran të kthyeshëm në qoshe, kjo mund të jetë e ardhmja e afërt, smartfonë me ekran të palosshëm.