Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Qualcomm nënshkruan marrëveshje me Oppon, Vivon dhe Xiaomin

Kompania e njohur amerikane e procesorëve, Qualcomm, njofton se ka nënshkruar një marrëveshje të re me gjigantët kinez të smartfonëve – Oppo, Vivo dhe Xiaomi.

Detajet e marrëveshjes ende nuk janë zbuluar, por raportohet se kjo marrëveshje është 12 miliadëshe dhe u arrit gjatë vizitës shtetërore të presidentit Trump në Pekin, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duket se do të shohim më shumë procesorë Snapdragon në smartfonët e ardhshëm të Oppos, Vivos dhe Xiaomit, gjë që nënkupton se MediaTek do të ketë vështirësi në shitjen e procesorëve të saj Helio, veçanërisht duke pasur parasysh dështimin e fundit me procesorin e avancuar Helio X30 i cili po përdoret nga vetëm një kompani.