Apple është shpallur fajtore për fiksim të çmimeve në Rusi, pasi agjencia anti-monopol thotë se kompania amerikane ishte marrë vesh me shitësit në Rusi që të koordinonin çmimet e iPhoneve.
Shërbimi Antimonopol i Rusisë të martën ka thënë se shitësit e pajisjeve të Apple-it në Rusi ilegalisht kishin fiksuar çmimet e iPhone 5 dhe iPhone 6 në bashkëpunim me gjigantin teknologjik. Tani kjo akuzë mund të çojë në dënimin e kompanisë me bazë në Kaliforni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoApple, sipas akuzës, i ka dhënë instruksione 16 kompanive ruse për të mbajtur çmimin e modeleve të iPhoneve dhe disa herë ishte ankuar në to se telefonat po shiten në çmime “të papërshtatshme”.
Ky hetim është duke u zhvilluar që nga muaji gusht, ndërsa Apple kishte mohuar akuzën duke thënë se shitësit rusë kanë vendosur vetë çmimet për produktet e kompanisë.
Apple tani ka kohë tre muaj për të apeluar për këtë vendim.
Dënimi që mund t’i shqiptohet Apple-it është deri në 15 për qind të çdo njësie të shitur në Rusi, raporton “Financial Times”.