Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Caviar iPhone X Tesla me panel solar në anën e pasme

Kompania ruse Caviar, e cila prodhon modele me personazhe si Donald Trump dhe Vladimir Putin, tash sjell modelin iPhone X Tesla, i cili në anën e pasme ka panel solar.

Ky është iPhone X i dytë, të cilin Caviar e ka modifikuar gjatë këtij viti, pasi që në shtator arriti modeli me shtëpizë prej meteoritit. Sipas pohimeve të kompanisë, nevojitet vetëm të vendoset telefoni me ekran përmbys dhe paneli në anën e pasme do të mbledhë rrezet e diellit për të mbushur pajisjen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shtëpiza po ashtu ka mbrojtje nga goditjet.

Kompania thekson se vazhdimi i modeleve iPhone X Tesla është i inspiruar nga tre shkencëtarët e mëdhenj: Nikola Tesla, Stiv Jobs dhe  Elon Musk. Telefoni do të dalë nga nesër në shitje. Çmimi i modelit me 64GB kushton rreth 4445 dollarë, ndërsa varianti me 256GB kushton rreth  4700 dollarë.

{gallery}