YouTube po e teston funksionin e ri autoplay për videoklipe. Ndryshe nga funksioni ekzistuese i cili ia mundëson aplikacionit mobil të shërbimit që ta lëshojë automatikisht videon e ardhshme pas përfundimit të videos aktuale, funksioni i ri i është dedikuar videoklipeve që paraqiten në Home feed.
Videoklipet lëshohen pa zë, ndërsa në vend të zërit paraqiten përkthimet apo titrat, kështu që përdoruesi njoftohet se për çfarë flet videoja, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVideoja komplete mund të shikohet në këtë mënyrë, por reproduktimi do të ndalet nëse skrollohet lart ose poshtë.
Funksioni, i cili aktualisht mund të gjendet vetëm në aplikacionin e YouTube për Android, quhet "Play as you browse" dhe mund të aktivizohet duke shkuar në Account -> Settings -> General.
Tani për tani nuk ka asnjë informacion se kur do të jetë në dispozicion globalisht ky funksion edhe në platforma të tjera.