Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Mësohet çmimi i BlackBerryt të ri

BlackBerry së fundmi lansoi telefonin e mençur të quajtur BlackBerry Motion, i cili pritet të dalë në shitje në Europë.

Pajisja e re tashmë ka filluar të shpërndahet nëpër dyqanet europiane dhe do të kushtojë 499 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

BlackBerry Motion do të vijë me procesorin Qualcomm Snapdragon 625, 4 gigabajt RAM dhe 32 gigabajt memorie të brendshme, transmeton Koha.net.

Telefoni ka ekranin 5.5-inç Full HD. Kamera kryesore e këtij telefoni është 12 megapixel ndërsa ajo ballore 8 MP.

BlackBerry Motion operon me sistemin Android 7.1 Nougat dhe ka baterinë 4000 mAh.