Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Publikohen foto zyrtare të Google Pixel 2 XL

Kur na ndan vetëm një ditë nga debutimi i Google Pixel 2, insajderi i njohur i industrisë mobile Evan Blass publikoi imazhe frontale të telefonit të shumëpritur të Google.

Imazhet konfirmojnë spekulimet. Pixel 2 XL ka një ekran të stilit të Galaxy S8 me skaje të hakuara dhe të holla në të dy anët ndërsa në krye dhe në fund janë më të trasha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në krye të telefonit gjenden kamera dhe altoparlanti i cili me shumë gjasa duhet të ketë vend edhe për mikrofonin.

Ekrani tregon një thellësi ngjyrash siç e demonstron sfondi i përzgjedhur me ngjyra vibrante. Nëse ky është sfondi i telefonit atëherë Google po përdor edhe për reklamimin e potencialit të Pixel 2 XL.

Fotot e publikuara në të kaluarën sa i takon kapakëve të pasëm tregonin një dizajn të ngjashëm me LG G6 dhe V30-ën.

Çdo pyetje e jona do të marrë përgjigje nesër më 4 tetor në ora 18:00, sipas kohës sonë lokale.

{gallery}