Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple shqyrton prodhimin e procesorëve për MacBook

Kompania Apple po shqyrton mundësinë e zgjerimit të prodhimeve, në mënyrë që të ketë linjën e vet të procesorëve ARM për laptopat e ardhshëm MacBook.

Nikkei raporton se Apple po hulumton strukturën ARM, si mënyrë për t’u mbështetur sa më pak në komponentët e Intel dhe Qualcomm, transmeton KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arkitektura është në pronësi të Arm Holdings dhe mund të licencojë kompanitë sikurse është Apple.

Analistët besojnë se këta çipa do të bëhen edhe më të popullarizuar me hyrjen në industrinë e laptopave, për të përmirësuar mobilitetin dhe punën e baterive.

Megjithatë, pritet të kalojnë edhe disa vite derisa Apple të hidhet në procesorët ARM.