Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Lansohet Meizu M6

Ashtu siç është caktuar, Meizu M6 sot është lansuar zyrtarisht.

Smartfoni i ri i kompanisë së njohur kineze, Meizu, vjen me ekran 5.2-inç HD, procesor 1.5 GHz MediaTek MT6750 SoC me tetë bërthama, 2 dhe 3 GB RAM memorie, si dhe 16 dhe 32 GB memorie të brendshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu, Meizu M6 vjen edhe me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe 8 megapikselë, transmeton Koha.net. Punon me sistemin operativ Android 7.0 Nougat me ndërfaqen e përdoruesit Flyme 6.0 UI, si dhe ka baterinë prej 3,070 mAh.

Image

Dimensionet e Meizu M6 janë: 148.2 x 72.8 x 8.3 mm, si dhe peshon 143 gramë. Po ashtu, skaneri për gishtërinj është i vendosur në pjesën e përparme të telefonit, i cili mund të hapet brenda 0.2 sekondave. Sa i përket ngjyrave, smartfoni i ri përfshinë ngjyrën e argjendtë Moonlight, ari Champagne, të zezë mat si dhe të kaltër Electric Light.

Meizu M6 kushton vetëm 105 dollarë dhe pritet të dalë për shitje nga 25 shtatori, ndërsa para-porositjet tashmë kanë filluar. Nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion për shitje jashtë Kinës.

Image